Home KRYESORE Kosovës,i duhet një alternativë e re qeverisëse

Kosovës,i duhet një alternativë e re qeverisëse

Nga Fadil Maloku

Kosovës,i duhet një alternativë e re qeverisëse, e jo sosh për “mirëmbajtjen” e njerëzve në pushtet!

1.Ideja e formimit të partive të reja, me njerëz të (konsumuar dhe të dështuar në projekte/parti/ të vjetëra!) fascinuar me fuqinë e pushtetit dhe me privilegjet që ai ofron, në një ambient të papjekur social e politik, është vetëm një tentativë e re për ta “mirëmbajtur” ambicien dhe unin e lakmisë hedoniste, asgjë më shumê!

2.Them, kështu, ngase ndrrimi i partive politike (pa pasur bindje dhe formim ideologjik), me një imperativ të vetëm; që të mbahet (me çdo kusht!) në qendër të tregut të vëmendjes dikush, vetëm pse gjykon se e posedon mjeshtrinë dhe aftësinë e mashtrimit të publikut akoma infantil kosovar…, në një mënyrë na e ridëshmon gjendjen, se ketu s’kemi të bëjmë edhe aq me alternativa qeverisëse, sa me një lloj prostitucioni të paramenduar politik!

3. Çdo alternativë e re qeverisëse, s’duhet të shquhet vetëm si sinonim dhe metaforë për “mirëmbajtjen” personale në politikë, por për ndryshime dhe oferta serioze alternative në Kosovë. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që janë të “virgjër”, substancial, të sinqert dhe të drejtë në ide dhe menaxhim…!

Share: