Home KRYESORE Kritikat ndaj Ambasadorit Lu dhe ato ndaj Kandidatit per President i SHBA-ve

Kritikat ndaj Ambasadorit Lu dhe ato ndaj Kandidatit per President i SHBA-ve

Nga Neritan Sejamini

Nese sulmet apo kritikat ndaj ambasadorit amerikan jane ricklime te mbetjeve nga diktatura komuniste, cfare jane sulmet ndaj kandidatit per President (me gjasa Presidentit te ardhshem) te SHBA-ve?

Ne fakt, SHBA-te jane ndertuar mbi themelin e mosbesimit ndaj pushtetit dhe mbi te drejten e qytetareve, jo vetem per te kritikuar e sulmuar qeverine, por edhe per ta rrezuar ate.

Ne te vertete, ricklim i mbetjeve te komunizmit eshte mentaliteti se nuk duhen kritikuar perfaqesuesit e “vellezerve” tane te medhenj. Ne kohen e komunizmit perfundoje ne burg po te mendoje keq apo kritikoje Titon apo Stalinin apo Bashkimin e madh Sovjetik.

Thelbi i demokracise dhe nje shoqerie te lire eshte liria e mendimit dhe e shprehjes dhe mosbesimi ndaj cdo autoriteti, kushdo qofte ai.

Share: