Diten e sotme u mblodh Asamblea Kombetare e LDE, per te diskutuar mbi disa vendime lidhur me organizimin e Kongresit te LDE si edhe mbi aksionin politik opozitar te kesaj Partie. Kjo Asamble vendosi qe zhvillimi i Kongresit te LDE te shtyhet per ne muajin mars, ne menyre qe tu jepet me shume hapesire organizative strukturave te LDE ne vend, si edhe per ta kombinuar kete Kongres Zgjedhor edhe me miratimin e Programit Elektoral me te cilin LDE do te hyje ne zgjedhjet parlamentare te qershorit 2017.
Ne fjalen e tij, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, tha se: Shumica qeverisese nuk ka me kontrate qeverisjeje me shqiptaret. Ata i kane kthyer pushtetet ne nje ent shteteror nen administrim privat qe detyron shqiptaret te firmosin kontraten ne menyre te njeanshme, njelloj sic ben Ujesjellesi me OSHEE. Termat e kontrates jane tjetersuar. Institucionet jane ne shtiblerje. Votat dhe zgjedhjet jane ne shitblerje. Lirite dhe te drejtat tona jane ne shitblerje. E vetmja ekonomi qe po lejohet eshte bujqesia e kanabisit dhe turizmi i plehrave.
Gjithcka tjeter eshte e palejuar, shtetezuar e nen trysnine e administrates e taksidareve te shtetit dhe te gjobevenesve me shkop bejzbolli te extrashtetit. Mendimi kritik eshte shpallur sharlatan. Protesta civile eshte shpallur e rrezikshme dhe trushplare. Opozita eshte shpallur me armike se krimi. Qeverisja eshte shpallur e panevojshme ndaj i eshte dorezuar 3 P-ve Partneritetit Publik Privat apo sic themi ne ndryshe Pakicave Politike Plackitese.
Kesisoj ne keto kushte demokracia eshte katandisur ne te drejte te pakufizuar te qytetareve per te degjuar 4 ore ne dite live ne cdo TV Kryeministrin qe flet, si edhe per te lexuar 8 ore ne dite ne facebook e twitter Kryeministrin qe shkruan. Me kete gjendje ku jemi zhytur, zgjedhjet e ardhshme te qershorit 2017, do te jene nje tjeter Referendum Partie si ai qe Edi Rama zhvilloi kunder Blushit dhe Hafizit.
Ndaj ne si LDE, jemi te perkushtuar qe te bejme betejen tone dhe perpjekjen tone qe Koalicioni yne Opozitar dhe vecanerisht Aleati yne kryesor Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, te nisim nje rrugetim e sfide te rithemelimit te demokracise. Kontrata demokratike mes politkes dhe qytetarit, eshte deformuar, tjetersuar dhe prishur ne keto 25 vite, e sidomos ne keto 3 vitet e fundit te Qeverisjes Rama. Ndaj ne duhet te riformulojme, ribejme e rikthejme kontraten mes qytetarit shqiptar dhe politikes, per ta rifuqizuar dhe ridinjitetezuar plotesisht qytetarin, sikurse u kerkua ne dhjetorin ’90, kur te gjithe shqiptaret kerkuan Liri, Demokraci dhe Europianizim.
LDE ka nje platforme politike te rithemelimit te demokracise, te cilen me se pari do ta konsultoje me PD dhe Lulzim Bashen e pasketaj me aleatet e tjere ne Koalicionin Opozitar. Nese ne si Opozite nuk nisim nje udhe te re me nje alternative e platforme te qarte politike per rithemelimin e demokracise, eshte e kote te hyjme ne kanabiszgjedhjet e 2017.