Siç shkruan Panorama, do të propozohet dhjetëfishimi i gjobave për ata që kapen duke folur në telefon në kohën që janë duke udhëtuar me makinë.
Mund te themi qe aktualisht një shofer që kapet në telefon gjobitet nga 500 deri në 1500 lekë të reja. Por rrugorët propozojnë që këto gjoba të bëhen nga 5 deri në 15 mijë lekë të reja, aq sa është edhe për mos vendosjen e rripit.
Sipas rrugorëve nga studimet e bëra një shofer që flet në telefon është 4 herë më i rrezikshëm se një shofer tjetër që nuk flet në telefon.
Por ajo e cila nuk mund te fshihet rezulton qe Policia Rrugore, Policia bashkiake jane duke vjelur sasira te medha parash nepermjet sistemit te gjobave ndaj te cilave qyetarit nuk i lene asnje mundesi apelimi!
Ndoshta kjo gjoba e celularit edhe mund te justifikohet parimisht, por gjobat per rripin e sigurimit ne qytetet kur nuk ka kurre aq shpejtesi se rripi i sigurimit te nevojitet, gjoba per parkimet pa ofruar asnje menyre tjeter alternative parkimi per qytetaret dhe pa bere asnje studim paraprak per vendndodhjet e parkimit te lejuar, apo duke penalizuar me pagese aparkimi qytetaret prane banesave te tyre sepse akoma nuk eshte realizuar sistemi i kartava te banoreve, keto jane menyre abuzive te “taksash” te padeklaruar dhe te padrejta ndaj qytetareve te ketij vendi me halle!