Home KRYESORE La foshnjen të vdiste për të shpëtuar të vëllanë!

La foshnjen të vdiste për të shpëtuar të vëllanë!

Për pjesën më të madhe të njerëzve, fatmirësisht ky është një vendim që nuk u duhet ta marrin kurrë. Por një grua e re nga Kina u vendos përballë zgjedhjes së vështirë për të shpëtuar të birin ose jetën e vëllait të saj 29 – vjeçar.

Yang Li, 24 – vjeç, nga Hangzhou në Kinë, ishte 12 javëshe shtatzënë, kur vendosi të sakrifikonte jetën e foshnjës së saj për të vëllain, Yang Jun, për një transplant kocke. Yun vuante nga limfoma dhe ishte diagnostifikuar që në shtator në vitin 2015.

Doktorët i thanë se shansi i vetëm për të mbijetuar ishte një transplant, ku perosni që përputhej për transplantin ishte motra e tij.

Fatkeqësisht për 24 – vjeçaren, pas diskutimit me ekspertët për transplantin, ata e paralajmëruan se ai do kishte efekt negativ mbi foshnjen e saj të palindur.

Ajo duhet të bënte zgjedhjen midis fëmijës ose vëllait të saj. Më mbështetjen e burrit dhe vjehrrit, Li, mori vendimin e rëndësishëm për të shpëtuar vëllanë e saj. Ajo abortoi në spitalin e Hangzhou.

Doktorët do e nisin transplantin sapo trupi i Lisë të jetë gati.

Megjithatë, opinionet e shumë njerëzve në shumë media, kanë qenë të ndara, disa duke i dhënë zemër për vendimin e saj e të tjerë duke e kritikuar. Shumica komentonin se ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë./360grade.al

Share: