Home KRYESORE Lapsi.al: Sarandë, rikthehen ndërtimet pa leje në bregdet!

Lapsi.al: Sarandë, rikthehen ndërtimet pa leje në bregdet!

Qeveria Rama, që e nisi mandatin me bujë të madhe për prishjen e ndërtimeve në bregdet (madje edhe ato me leje), tani që po afron fushata elektorale, i ka mbyllur të dy sytë për të mos parë dhjetra objekte që po ngrihen pa leje në bregdet.
Këto foto janë bërë në zonën e Çukës dhe Berdeneshit në Sarandë, ku në një kohë të shkurtër kanë mbirë disa objekte, krejtësisht pa leje. Ndonëse zona ka një studim urbanistik të bregdetit, autorietet kanë lejuar që betoni të derdhet pa kursim dhe objektet pa leje tashmë të ndërtohen.
Share: