Home KRYESORE “lapsi.al” boton fotot e gruas te skandalit me gjyqtarin e Gjirokastrës

“lapsi.al” boton fotot e gruas te skandalit me gjyqtarin e Gjirokastrës

Lapsi.al ka botuar fotot e gruas qe ka shkaktuar një furtunë në opinionin publik sepse njihet tashme si rasti i nënës së divorcuar nga Gjirokastra që historinë e saj e tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan. Ajo tregoi kërkesat e kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti Guximtar Boçi për favore seksuale për fitimin e një çështjeje.

Ndersa të gjithë kanë rendur të zbulojnë se për kë bëhet fjalë Lapsi.al ben me dije se ajo jeton me dy fëmijët e saj në Gjirokastër dhe emrin nuk ja zbulon per arsye etike ndersa publikon foto te saj.

Mediat bejne me dije se familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia ndersa Lapsi.al thote se gruaja e ka humbur çështjen që kishte me familjen e ish-burrit të saj në shkallën e parë edhe në apel dhe tashmë ajo po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Të gjitha regjistrimet audio janë bërë prej saj në dy takime. Në të parin ajo ka biseduar në një lokal me kryetarin e gjykatës Boçi i cili ka pranuar kërkesat e tij të pazakonta dhe në tjetrin ajo është takuar me gjykatësen e çështjes së saj.

Share: