Refuzimi i dy kërkesave të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, sipas Edi Palokës kryetar i grupit parlamentar te Pd, e ka bërë të pakuptimtë qëndrimin e demokratëve në Kuvend. Në një intervistë për Abc News, hedh idenë e largimit nga kuvendi dhe nisjes se revoltave. Dy kërkesat kryesore të opozitës për votim dhe numërim elektronik dhe financimin e fushatës zgjedhore vetëm me buxhetin e shtetit janë hedhur poshtë nga mazhoranca e majte.