Home KRYESORE Lëvizje në Policinë e Shtetit, Ermal Muça emërohet drejtor në Lezhë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Ermal Muça emërohet drejtor në Lezhë

Dritan Lenja, drejtori i policisë së Lezhës i akuzuar nga PD-ja si i lidhur me trafikantët e drogës ia ka lënë vendin në këtë detyrë Ermal Muçës.

Ky i fundit deri më tani mbante postin e zv.drejtorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Muça ishte emëruar tek Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytet në 5 maj të 2015.

Ndërkohë Dritan lenja ishte pezulluar nga detyra që në muajin korrik pas disa akuzave të ngritura ndaj tij nga Shërbimi i  Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave./lapsi.al

Share: