Home KRYESORE Lindje – Çamëri – Perëndim

Lindje – Çamëri – Perëndim

Nga Ilir Copja

Mjaftoi nje anije luftarake ruse për të tronditur ekuilibrat gjeopolitikë në Ballkan. Sic e ka treguar shpesh historia e afërt dhe e largët e rajonit, ekuilibrat në këtë pjesë të globit mbahen në fije të perit. Mjaftoi prania e Fregatës Ruse “Admiral Grigorovich” për ti lëkundur ato. Fregata “Admiral Grigorovich” një nga më të sofistikuarat e flotës ruse po qëndron këto ditë në ujërat territoriale greke të Korfuzit dhe Levkadhas. Kjo shfaqe në ujrat territoriale greke ishte në kuadër të javës ruse, si shenjë e marrëdhënieve miqësore midis dy qeverive. Ky veprim i qeverisë greke nuk u pa me sy të mirë nga BE dhe SHBA. Përgjigja e tyre nuk vonoi.

Përgjigja e BE dhe SHBA-së ishte një goditje pas shpine të cilën Greqia nuk e priste. Ato shpluhurosën cështjen came, pas plot 56 vjetësh nga hera e fundit që ajo ishte artikuluar nga një politikan botëror i rangut të lartë. Brenda një kohe rekord Kongresi Amerikan dhe BE njohën ekzistencën e cështjes came duke kërkuar që të marrë një zgjidhje konsensuale mes dy shteteve.

Athina zyrtare reagoi ashpër duke e akuzuar komisionerin për zgjerim të Johannes Hann se ka tejkaluar kopetencat e tij dhe se duhej ta korrigjonte deklaratën sepse ishte e papërshtatshme. Qeveria shqiptare deri tani e ka kaluar në heshtje këtë ngjarje, Vetëm PDIU, pjesë e koalicionit qeverisës ka përshëndetur deklaratën e komisionerit Han duke e quajtur historike e njëkohësisht të vonuar. Deklarata e Maja Kociancic një ditë më pas duke konfirmuar deklaratën e një dite më parë të komisionerit për zgjerim i bëri të pavlefshme presionin e Greqisë deklaratës së Johanes Han. A ka një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve?

Historia na mëson se përplasja e interesave të Fuqive të Mëdha ka ndikim edhe në politikën rajonale. Trojet shqiptare e kanë vuajtur këtë përplasje Lindje – Perëndim. Në kohën e Skënderbeut shqiptarët dhe trojet e tyre shiheshin si barriera e fundit ndaj depërtimit të Perandorisë Osmane drejt perëndimit. Mjaftojmë të kujtojmë Krizën Lindore me Traktatin e Shen Stefanit, Kongresin e Berlimit dhr Konferencën e Budapestit. Trojet shqiptare kaluan sa në duar të njërit e tjetrit fqinj e tek Perandoria Osmane sipas interesave të Fuqive të Mëdha dhe aleatëve të tyre në Ballkan.

Edhe vetë Pavarësia e Shqipërisë dhe harta politike e saj u ravijëzua nga përplasjet e interesave Italiane e Austro Hungareze dhe Gjermanisë, Anglisë e Rusisë në Konferencën e Londrës, 1912-1913. Zgjidhja që i dha kjo konferencë trojeve shqiptare plotësoi interest e tyre dhe dëmtoi ato të shqiptarëve. Që prej vitit 1913 Çamëria së bashku me Kosovën, trevat shqiptare në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni mbetën jashtë shtetit shqiptar. Po sot pas 103 vjetësh a ka shanse t’i bashkohet Shqipërisë Çamëria?

Personalisht mendoj se është utopike. Kur iu kalua Greqisë në vitin 1913 dhe iu rikonfirmua zotërimi i këtij territory edhe pas Konferencës së Paqes së Parisit 1919 dge asaj të mbajtur po në Paris në 1946 u “bekua” nga Fuqitë e Mëdha. Ndikimin kryesor në këtë vendimmarrje progreke e ka luajtur Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në fillim e më pas edhe nga SHBA. Grequa shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1821 me mbështetjen e flotës angleze.

Nuk duhet harruar fakti që një ndihmesë të madhe dhanë edhe arvanitasit si edhe Ali Pashë Tepelena të cilët mbështetën dhe ndihmuan Filiqi Eterian (Shoqëria e Miqve) forca kryesore që lutonte për pavarësinë e greqisë. Ndërsa Gjermania ishte ajo që e mbështeti diplomatikisht për shkak se Perandori Prusian ishte i magjepsur pas Qytetërimit Antik Grek duke vënë në krye të shtetit të ri grek një mbret gjerman, Otoni I. Pas Luftës së Dytë Botërore, Greqia u kthye në bazën kryesore të perëndimit në Ballkan si një pengesë ndaj ekspansionit sovietik.

Falë investimeve dhe mbështetjes perëndimore Greqia u kthye në shtetin më të zhvilluar të Ballkanit duke u bërë pjeë e BE-së në vitin 1981. A mund të hedhë dëm Perëndimi një investim politik dhe ekonomik dyshekullor të tijin në Greqi? Unë besoj se jo, dhe nuk jam i vetmi që e besoj këtë. Edhe qeveria shqiptare mesa duket nuk e beson këtë, dhe zgjedh të heshtë duke e konsideruar një formë presioni ndaj Greqisë deklaratëm e komisionerit Han.

Çamëria është krahina midis lumit Bistrica dhe Gjirit të Ambrakisë, pjesa më e madhe gjendet sot në krahinat greke të Epirit dhe Janinës. Këto territore të pasura me kullota, ullinj e agrume si edhe një bregdet të mrekullueshëm do ti jepnin një ndihmë të madhe ekonomisë shqiptare. Do të realizohej ëndrra e kahershme e popullsisë came të shpërngulur me dhunë ose me anë të marrëveshjeve ndërshtetërore për shkëmbimin e popullsisë Greqi-Turqi.

Por a do hiqte dorë lehtë Greqia? Absolutisht jo, sepse ka afro një shekull që shteti grek dhe shtetasit grekë e vendosur në ato toka kanë ngritur ekonomitë e tyre dhe një shkëputje e tillë do të sillte trazira sociale në Greqi dhe një përkeqësim të ekonomisë kombëtare që ende lëngon nga kriza e vitit 2009. Po për Shqipërinë dhe shqiptarët c’pasojë do të kishte ky ndryshim kufijsh?

Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri janë të tensionuara kohët e fundit dhe Çamëria do ta përshkallëzonte situatën. Qeveria greke ka kohë që po i bën presion palës shqiptare në lidhje me miratimin e kufirit detar mes dy vendeve pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shfuqizoi marrëveshjen e arritur nga qeveria e mëparshme. Kritikat greke ndaj qeverisë shqiptare njohën edhe dy moment të tjera tensioni.

Së pari miratimi Reformës territoriale, e cila e shpalli Konispolin si bashki më vete sipas variantit të propozuar nga PDIU, parti e komunitetit Çam. Kjo reformë u bë shkak edhe për një rrokadë në koalicionin qeverisës në Shqipëri; futja në koalicionin qeverisës të PDIU-së dhe largimi i PBDNJ-së parti e minoritetit grek. Kësaj I shtohet edhe ambicia e PDIU-së për përfaqësim ministror për të cilën qeveria greke ka shprehur hapur kundërshtinë e saj. Greqia që ende ka në fuqi edhe pas më shumë se shtatëdhjetë vjetësh ligjin e luftës me Shqipërinë do bëhej pengesë në procesin e anëtarësimin tonë në BE.

Gjithashtu ajo do përpiqej të pengonte edhe fondet e akorduara cdo vit nga BE për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo bllokadë do të shkaktonte destabilizim të situatës social ekonomike në vend, ngadalësim deri në frenim të rritjes ekonomike, vështirësim të mëtejshëm në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Ende ekonomia shqiptare ka varësi nga remitancat si edhe një pjesë e konsiderueshme e të rinjve shohin si të vetmen shpresë emigrimin.

Revolta popullore greke mund të kthehej në albanofobi. Urrejtja e grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë është e njohur tashmë. Nuk kanë qenë të pakta rastet kurshqiptarët janë dhunuar nga auritetet greke në kufi e madje edhe në komisariatet e policisë. Në disa prej këtyre rasteve është ushtruar dhunë c’njerëzore duke shkaktuar dëmtime të pariparueshme, deri edhe vdekje.

Pasojat e një vale albanofobie ekstreme sipas mendimit tim do të ishin të pallogaritshme. Ka të paktën treqindmijë shqiptarë që jetojnë e punojnë atje më shumë se numri i camëve të dëbuar gjatë një shekulli. Greqia mund të ndërmerrte si masë ekstreme dëbimin dhe vendosjen e pasurive të tyre nën sekuestro konservative sic bëri me ato të camëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. A e do përballonte Shqipëria një kosto të tillë?

Për ekonominë shqiptare, që zë vendet e fundit në rajon do ishte katastrofale. Perspektiva e Shqipërisë është brenda familjes europiane. Çamëria do prishte ekuilibrat brishtë në Ballkan dhe do rriste rrezikun e një Lufte të Tretë Ballkanike, ku pasojat më të rënda do t’i vuanin sërish shqiptarët Brenda dhe jashtë kufijve. Deklarata e Johanes Han është e destinuar të mbetet një formë presioni ndaj qeverisë greke qe kjo e fundit të mos i intensifikojë marrëdhëniet ekonomiko-ushtarake me Rusinë.

johanes-hahn-niko-koziasMeraku më i madh që nga koha e Krizës lindore të shekullit XIX për Fuqitë Perëndimore ishte ndalimi i depërtimit rus në Ballkan. Çështja came do jetë pjesë e axhendës europiane dhe ameriakane për aq kohë sa do të qëndrojë Fregata “Admiral Grigorovich” në ujrat greke dhe më pas do të harrohet në sirtar për t’u rishfaqur atëherë kur ndonjë anije luftarake Ruse apo Kineze të shfaqet në këtë pjesë të Mesdheut.

Share: