Prokurori i përgjithshëm Adriatik llalla ka zhvilluar një takim me gjithë prokuroret e rretheve mbajtur ne mesditë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Mësohet se ky është takimi i parë, ku kreu i akuzës zhvillon takim me gjithë drejtuesit e prokurorive, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.
Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë të ditur per Ora News se kreu i akuzës u ka kërkuar drejtuesve të vijojnë normalisht punën duke patur si prioritet luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe bashkëpunimin me organet e tjera ligjzbatuese në luftës antikanabis.
Në takimin e sotëm mësohet se u zhvillua edhe një ceremoni simbolike edhe për betimin e tre magjistratëve të rinj, të cilët u dekretuan pak ditë më parë prokurorë nga Presidenti i Republikës.