Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryetari Basha ka thënë për mediat se nesër opozita do të votojë në Kuvënd ligjin e SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sipas tij këto ligje patën pengesa dhe stërkëmbësha të gjithë natyrave dhe u projektuan si veglat e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, por u përmirësuan me ndërhyrjen e Venecias.
Sa i përket ligjit të Vettingut që PD e çoi në Kushtetuese, Basha tha se ligji është antikushtetues dhe presim që Gjykata Kushtetuese ta çmontojë pjesët antikushtetuese.
Ndersa i pyetur nga gazetarët se përse PD iu drejtua Kushtetueses, pavarësisht se mbasadori amerikan i kishte kërkuar të mos e ankimonin, Basha dha këtë përgjigje.
“I lexoni gabim, nëse i citoni duhet t’i citoni… Nuk ka nevojë të mi citosh fare sepse unë nuk pres nga asnjë Ambasador të më tregojë se cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë”, tha Basha.