Home KRYESORE Maturantët sërish në protestë: Edhe faza e dytë na la pa shkollë

Maturantët sërish në protestë: Edhe faza e dytë na la pa shkollë

Duket se pas ngritjes së studentëve në protestë pas fazës së parë të, përfaqësuesit e qeverisë u thanë: “Prisni të shihni fazën e dytë!” Por, tashmë që janë shpallur edhe fituesit e fazës së dytë sërish një pjesë e madhe e studentëve kanë mbetur pa fituar te drejten ne një universitet.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat ata thonë se të shtunën paradite organizohet një proteste përpara Kryeministrisë me kërkesën e ndreqjes se menjëhershme te problematikes qe ka lene pa shkolle te larte pjesen me te madhe te maturanteve te matures 2015-2016.

“Duke shpresuar ne mbulimin mediatik tuajin, urojme qe ju te beheni zeri yne deri ne plotesimin e kerkesave tona” – thuhet në njoftim që bën edhe një konstatim të rëndësishëm. “Për ne është shumë e rendesishme kontakti I drejteperdrejte me ju edhe per shkak te disa perpjekjeve te qeverise per te prishur dhe sabotuar protesten tone” – thotë njoftimi i maturanteve.

Share: