Home KRYESORE Mediat italiane: Rikthimi i madh i kanabisit shqiptar, në Vlorë 200 euro...

Mediat italiane: Rikthimi i madh i kanabisit shqiptar, në Vlorë 200 euro kilogrami!

Faqja italiane e lajmeve online “Ilfattoquotidiano.it” i ka kushtuar një reportazh të gjatë situatës së kanabisit në Shqipëri. Çmimet kanë rënë për shkak të prodhimit të madh, sipas gazetarëve italianë që lajmërojnë rikthimin e madh të kanabisit shqiptar mes të rinjve europianë.

“Në këtë periudhë, çmimet e shitjes së marijuanës kanë kapur fundin: 200 euro për një kilogram, ose një e treta e asaj që paguhej në vitin 2013. Një rënie çmimesh për shkak të superprodhimit. Ky është viti i rikthimit të madh të barit shqiptar në sheshet e Europës” shkruan “Ilfattoquotidiano.it”.

Në reportazh ka edhe një prononcim të Saimir Tahirit që nuk ngurron asnjëherë t’u përgjigjet gazetarëve të huaj. Tahiri thotë se janë fshatarët që kultivojnë kanabis për shkak të varfërisë.

“Lufta kundër drogës nuk mund të jetë detyrë vetëm e policisë, por duhet të shkojë deri tek shkaqet e fenomenit. Vrafëria dhe mungesa e punësimit i shtyjnë fshatarët, sidomos në zonat e thella, të kultivojnë kanabis, sepse kështu bëhen lekët shpejt” ka thënë Tahiri.

Por gazetarët italianë krahasojnë thëniet e tij me qëndrimin e autoriteteve italiane. Sipas tyre “Bujqit, janë hallka e fundit dhe më e dobët e një zinxhiri, që ka tek ndërmjetësit ka pikën më të fortë. Këtë po e tregojnë edhe hetimet e prokurorisë italiane: truri i narkotrafikut është në Shqipëri dhe është i aftë të krijojë korridore deri në destinacionin final, pa u përdorur nga askush, por duke bërë tregti si i barabartë, me mafian italiane” shkruan “Ilfattoquotidiano.it”

Reportazhi shoqërohet me disa fotografi, ku bien në sy fëmijët shqiptarë që punojnë në magazinat e kanabisit. /Lapsi.al

Share: