Home KRYESORE Merkel: Emigrantet shqiptarё qё u ёshtё refuzuar azili tё kthehen menjёherё

Merkel: Emigrantet shqiptarё qё u ёshtё refuzuar azili tё kthehen menjёherё

Nё kongresin e tё rinjve kristiandemokratё kancelarja iu referua shqetёsimit tё tё rinjve lidhur me mbingarkimin e Gjermanisё me problemin e refugjatёve. Lidhur me emigrantёt pa tё drejtё qendrimi u shpreh prerazi.

Duke folur para brezit pasues tё kristiandemokratёve tё mbledhur nё kongres nё Paderborn, kryetarja e CDU-sё , kancelarja Angela Merkel lidhur me azilkёrkuesit theksoi: “Ne na duhet patjetёr njё pёrpjekje e fuqishme kombёtare pёr kthimin e atyre, qё janё refuzuar.” Njё shtyrje e pёrgjegjësive sa nga njera anё tё tjetrёn mes landeve dhe federatёs nuk sjell asgjё, sepse qytetarёt duan tё shohin rezultate. Pёr njerёzit pa tё drejtё qendrimi vlen regulli, qё “pikёrisht ata ne duhet t’i kthejmё “, theksoi Merkel. Gjermania nuk e ka bёrё kёtё nё mёnyrё konsekuente mё parё, kur numri i azilkёrkuesve ka qenё mё i ulёt se nё vitin 2015″.

Me gati 900.000 reugjatё, qё kanё ardhur kryesisht nga Siria nё Gjermani vitin e kaluar, kuota e pranimit ёshtё 60%. Kёtyre azilkёrkuesve tё pranuar Gjermania duhet t’u bёjё njё ofertё si dhe tё jetё e hapur dhe kureshtare ndaj tyre – por edhe duhet tё kёrkojё prej tyre. Tё kёrkojё dhe t’i mbёshtesё!”, theksoi kancelarja.

Pak para vizitёs tradicionale tё Merkelit nё takimin e tё rinjve kristiandemokratё tё deleguarit e refuzuan nismёn e partisё si motёr kristiansociale (CSU) pёr vendosjen e kufirit maksimal vjetor prej 200.000 pёr pranimin e refugjatёve. Nё tё kundёrt u pranuan kёrkesat pёr kthimin mё tё shpejtë tё azilkёrkuesve tё refuzuar, ndalimin e mbulimit tё plotё tё grave myslimane si dhe pёr aplikimin tё punёsimit tё ashtuquajtur njё Euro job pёr refugjatёt, tё cilёt ende nuk kanё gjetur njё vend pune.

Vizitia e Merkelit nё Paderborn u shoqёrua nga njё aksion proteste, i dhjetra radikalёve tё djathtё, qё pёrdorёn parrulla nxitёse tё urrjetjes dhe flamurin e Rajhut. “Tradhёtarёt e popullit nё burg” dhe “Merkel tё arrestohet” shkruhej nё pakartat e demonstruesve para selisё ku zhvilloher kongresi i tё rinjve kristiandemokratё. Partia AfD (Alternativa pёr Gjermaninё) deklaroi organizimin e njё manifestimi nё qendёr tё Paderbornit kundёr politikёs sё Merkelit./Deutsche Welle

Share: