Home KRYESORE Mesila Doda cilin ministër do largojë në Qeveria…

Mesila Doda cilin ministër do largojë në Qeveria…

PDIU rifreskon kupolën. Sot në mesditë është mbajtur në kryeqytet mbledhja e Kuvendit Kombëtar e PDIU, në këtë kuvend janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie. Në fjalën e tij kreu i PDIU, Shpetim Idrizi shprehi pakënaqësi ndaj kësaj strukturës së qeverisjes së këtij vendi dhe tha se është e vetmja force që ka në thelb çështjen kombëtare dhe kjo jo si interes elektoral.

Pas përfundimit për zgjedhjen e forumit të ri të PDIU, Sekretare e Përgjithshme e PDIU u zgjodh deputetja Mesila Doda dhe nënkryetarë, Halil Hyseni Abaz Hado. Ndërkohë që Sekretar organizativ u zgjodh Alfred Deshati dhe sekretar i çështjeve zgjedhore Erion Manohasa. Ndërsa Alda Hasani u zgjodh sekretare për organizatat partnere.

Mesila Doda pritet të emërohet ministre e kulturës. Mesila është e ardhmja e çamëve, pasi mbetet deputete karizmatike dhe shumë kurajoze. Me besim katolik e me burrin çam duket se e ardhmja e Mesila Dodës do të jetë edhe me lart në hierarkinë partiake. PDIU ka marrë plot poste në qeveri, por në rang ministri akoma nuk ka vendosur Edi Rama, ndonëse me këtë zgjedhje si numri dy në PDIU Mesila Doda është kandidatja me VIP nga kjo parti.

Burime kryeministrore tregojnë  se për Krishtlindje mendohet që Mesila Doda të emërohet ministre e kulturës në vend të Mirela Kumbaros./koha jone/

Share: