Nga Liljana Elmazi*
Kur e rrethon popullin me banditë, kur oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e blen atë me paratë e kanabisit dhe të korrupsionit, sigurisht në kuti ke llogaritë kriminale, por kurrë vullnetin e popullit.
Droga është mallkimi i çdo familje që ka brenda saj sot një fëmijë të droguar. Është drama e madhe që ka mbjellur Edi Rama dhe lidhjet e tij me krimin. Vrasjet me shkak konfliktet për drogën janë shtuar. Nuk ka si të jetë ndryshe. Droga është fatkeqësi, droga sjell krim. Droga është mallkim.
Mbulimi i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i Edi Ramës me krimin, në mënyrë që me para, me presione dhe me shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Ne duhet të ndahemi nga kjo republikë e krimit dhe e drogës, dhe ne do të ndahemi nga kjo republikë e krimit dhe e drogës dhe të nisim republikën e lirisë, të ligjit, të drejtësisë, të punës së ndershme, të zhvillimit, vetëm me votë të lirë dhe të ndershme.
Me Edi Ramën nuk ka zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike, të krimit dhe drogës në vend. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme për tu mundësuar shqiptarëve një alternative të re që ta çliroj vendin nga kjo e keqe. Eshte detyra dhe misioni yne te luftojme krimin, për t’ia kthyer pushtetin qytetarit, për ta futur Shqipërinë tonë të dashur ne rrugën e zhvillimit dhe mireqenies.
Liljana Elmazi eshte deputete e PD ne qarkun e Vlores