Procedohet penalisht një mjek pediatër, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec (me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur).
Procedimi ndaj tij filloi pasi, dje në Maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë dy ditëshe (gjinia mashkull) babai i të cilit shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte-Pogradec, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.
Nga kqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.