Home KRYESORE Ndryshimet në Kodin Penal për drogën, Ministri Manjani i kishte propozuar që...

Ndryshimet në Kodin Penal për drogën, Ministri Manjani i kishte propozuar që maj?!

Propozimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që kryejnë veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve, janë pothuajse njësoj me një propozim te meparshem te bere nga ministria e Drejtësisë qe ne muajin Maj.

Pjesë e tij ishte dhe ndryshimi i Kodit Penal për armëmbajtjen. Por ndonëse amendimet për këte te fundit u miratuan, ato për drogën nuk e kaluan “filtrin” e Këshillit të Ministrave.

Ndryshimet në fushën e narkotikëve mesa duket diktoheshin nga praktika gjyqësore, pasi binte në sy një handikap i madh, për faktin se dënohej njësoj si personi që kapej me disa gramë dhe ai që kapej me kilogramë apo tonë.

Projektligji bënte riformulim të nenit 283, në të cilin përcaktoheshin masat e dënimit, në varësi të sasisë së drogës. Konkretisht në këtë nen parashikohej:

Mbajtja, shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi trasportimi, dërgimi, apo dorëzimi, veç rasteve të përdorimit vetjak, në varësi të llojit dhe sasisë së lëndës nartkotike dënohet si më poshtë:

Kur lënda narkotike është e llojit kanabis sativa për sasi në 100 gramë propozohej dënimi me burgim nga 1-5 vite.

Për sasi nga 100 gramë deri në 1 kg dënimi me burgim nga 2 – 7 vite, nga 1 kg deri në 10 kg dënimi me burgim nga 3-8 vjet, ndërsa kur sasia është mbi 10 kg propozohej dënim me burgim nga 3 deri në 10 vite.

Ministria propozoi ashpërsim të dënimit deri në 15 vite burg për personat që e kryejnë veprën në bashkëpunim apo kur lënda narkotike është e llojit kokainë, dhe kur trafikohet në sasi të mëdha.

Ajo që bie në sy është fakti se asnjë nga këto propozime nuk u mor në konsiderate.

DENIMET E PROPOZUARA SIPAS SASIVE:

a)Kur sasia e lëndës narkotike është deri në 100 gramë dënohet me burgim nga 1-5 vite
b)Kur sasia e lëndës narkotike është nga 100 gramë deri në 1 kg dënohet me burgim nga 2 – 7 vite
c)Kur sasia e lëndës narkotike është mbi 1 kg deri në 10 kg dënohet me burgim nga 3-8
d)Kur sasia e lëndës narkotike është mbi 10 kg dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vite/BW/

Share: