Home KRYESORE Në Gjykatë dosja e Anjeza pse dhunoi fëmijët në kopshtin “Diren”

Në Gjykatë dosja e Anjeza pse dhunoi fëmijët në kopshtin “Diren”

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen e Anjeza Hushajt (Shabani), ish-administratorja e kopshtit “Diren”.

Rezulton qe ndaj saj rëndojnë dy akuza: Ajo e “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si dhe për “Fshehje të të ardhurave”.

Anjeza që është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të palicencuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambientet e administruara prej saj.

Për shkak të veprimeve të saj të dhunës, fëmijëve R.A., A.K. dhe E.K. i janë shkaktuar dëmtime fizike. Në të treja rastet, e pandehura në mënyrë sistematike ju ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe në një rast edhe mbuluar kokën me çarçaf këtyre fëmijëve.

Share: