Home KRYESORE Ne si shoqëri rrezikojmë qe Klounin ta kemi Hero!

Ne si shoqëri rrezikojmë qe Klounin ta kemi Hero!

Nga Sokol Shameti

Një shoqëri që e kërkon me dëshpërim heroin shpëtimtar, rrezikohet jo vetëm nga mungesa e tij, por edhe nga padurimi që shpesh kurorëzon gabimisht kllounin si hero.

Dhe është e kuptueshme – përballë bujës, zhurmës dhe ilaritetit që shpërndan kllouni, heronjtë e vërtetë ofrojne vec modestinë kokëulur të punës.

Kërkimi i identikitit të heroit jo tek ata që me tërë mend bëjnë heroizëm në këtë vend duke u përballur përditë seriozisht me pushtetin, por tek gaztori dhe banalizuesi i kritikës ndaj pushtetit, është dështim më i madh se vetë mungesa e heroit të vërtetë.

Kjo është ajo që duhet luftuar më së shumti, nëse nuk duam që pushtetit t’i japim mundësinë luksoze të barazimit të të gjithë përpjekjes sonë shoqërore për dinjitet, me një banalitet të përciptë prej kllouni. Kjo është ajo që duhet të luftojmë fillimisht, nëse duam që të na marrin seriozisht.

Share: