Home KRYESORE Neranxi: Duan te percajne Komunitetin e Himares, te protestojmë, mbrojmë pronat

Neranxi: Duan te percajne Komunitetin e Himares, te protestojmë, mbrojmë pronat

Nga Nikollaq Neranxi

Himarjotët të gjithë bashkë, të hënën në orën 10 para Bashkisë për të refuzuar grabitjen e pronave!

Të dashur himarjotë! Ju njerëz të paqtë e fisnikë që as nuk e kishit imagjinuar se një ditë do të kërcënoheshit me dëbim nga trojet e të parëve dhe me mosekzistencë! Njerëzit që ju qeverisin mund t’ju demoralizojnë, por jo, nuk duhet! Ju a them me bindje se ky pushtet edhe pse mafioz në çdo qelizë të tij, përsëri ju ka shumë frikë!

Ky pushtet i marrë peng nga kriminelët, duhet të respektojë axhendën e këtyre të fundit, me shpresën se një mashtrim sot e një nesër, do t’ju vërë në gjumë deri sa të realizojë atë që ka në mendje. Tashmë plani i tyre për shkatërrimin dhe rrafshimin e plotë të Himarës, po konkretizohet. Letrat e para për lëshimin e shtëpive ju kanë ardhur.

Natyrisht nuk do ju a sjellin të gjithëve në një kohë, sepse zemërimi juaj mund të bëhet i pa menaxhueshëm dhe situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit, por ta dini se këtij skenari ogurzi, nuk i shpëton askush, Himara do rrafshohet e tëra! Ju a kam thënë kohë më parë që unë e kam parë projektin, të cilin këta e mbajnë të fshehur.

I vetmi shpëtim është rezistenca juaj duke qenë të gjithë bashkë. A e keni vërë re se çfarë taktike po ndjekin tani altoparlantët e pushtetit? Ata po tentojnë përçarjen, duke komentuar mbi tema sensitive për ju, por që nuk kanë pikë lidhje me pronën tuaj, e cila nga e hëna do të grabitet masivisht.

Ky është një tjetër tregues i frikës së tyre, prandaj tentohet përçarja, prandaj janë hedhur në sulm dhe po përdoren individë të diskredituar, me devijime të frikshme morale dhe seksuale të cilët duan t’i mësojnë himariotëve se ku dhe në çfarë duhet të besojnë.

Le t’i përgjigjemi kësaj race të përdhunuar në trup dhe në shpirt, me këmbënguljen tonë për t’i shkuar deri në fund kësaj lufte. Po të jemi bashkë dhe të shumtë, ne do ta fitojmë! Prandaj të hënën në orën 10, le të mblidhemi të gjithë para Bashkisë së Himarës, kundër prishjes së shtëpive dhe dyqaneve, pa marrë çertifikatat e pronësisë dhe pa na treguar se çfarë duan të bëjnë me vendlindjen tonë.

Poshtë hajdutët pushtetarë, rroftë populi i Himarës!
Nikollaq Neranxi

Nessun testo alternativo automatico disponibile.
Share: