Home KRYESORE Nis protesta kundër plehrave, i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës

Nis protesta kundër plehrave, i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës

Dhjetëra e qindra qytetarë dhe përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave janë mbledhur sot tek Parku “Rinia” për të zhvilluar protestën kundër ligjit të importit te mbetjeve të miratuar në Kuvend.

Ata protesojnë me kartona të kuq në duar, duke simbolizuar kështu votën e tyre kundër importit të mbetjeve. Një ditë më parë Aleanca Kundër Importit të Plehrave ftoi qytetarët që t’i bashkoheshin protestës që do vijon para Kryeministrisë, për të kundërshtuar ligjin që lejon importin e mbetjeve. Protesta ka nisur paraditen e sotme, në orën 11:00.

Përfaqësues të AKIP thanë se qëllimi i kësaj proteste është që të tregojnë me forcën e zërit të qytetarëve kundërshtinë ndaj importit të mbetjeve.

Protesta erdhi si një ‘revoltë’ fill pas miratimit të ligjit në Kuvend, ndërkohë që opozita ka deklaruar se do të jetë në mbështetje të protestuesve në këtë përballje, sipas Bashës, jo për kauzë politike, por si detyrim qytetar.

Individe te ndryshem te shoqerise civile kane folur ne studio televizive qe nga ky moment ata mund te shkojne vetem perpara dhe disa prej tyre kane paralajmeruar edhe organizim politik qe zeri i qytetareve te shkoje drejt pushtetit, por me demokratik se ky i deritanishmi….

Share: