Home KRYESORE Shpallja e Pavarësise e Camerise?! Inskenim si ngjarjet e Kumanovës…!

Shpallja e Pavarësise e Camerise?! Inskenim si ngjarjet e Kumanovës…!

Nga Indrit Hamiti

Sapo lexova ne rrjetet sociale per nje tubim qe paska shpallur pavaresine e Camerise. Cuditerisht te parat gjera qe me erdhen ne mendje, edhe pse patosi I patriotizmit do ta donte ndryshe, jane inskenimi per ngjarjet e Kumanoves, grushti I shtetit ndaj Gjukanovicit ne Mal te Zi dhe atentati I supozuar ndaj Kryeministri Vucic.

Ballkani gjate historise eshte njohur si fuci baruti, Te huajt e dine kete si ata ne Lindje ashtu dhe ata ne Perendim. Nese kombi shqiptar sot gezon nje status te ndryshem nga ai qe ka patur ne historine e vone, kjo eshte prej faktit qe eshte ne krah aleteve te fuqishem e eshte faktor stabiliteti.

Nuk mund te kete levizje me efektive per te delegjitimuar aspiratat historike te popullit shqiptar per bashkjetese, e njohje te drejtash, sesa identifikimi I tyre si faktor destabiliteti.

Rajoni po futet ne nje faze te re te perplasjes mes Lindjes e Perendimit te shprehura keto jo ne konotacionin gjeografik, por ate sistemik kulturor. E ne kete faze gjithsecili duhet te gjeje se cilit krah I perket.

Levizje te tilla si shpallja e pavaresise se Camerise diskretitojne ceshtjen ne syte e partnereve dhe çon uje ne mullirin e gabuar. Lideret politike te komunitetit çam kane per detyre imediate ndergjegjesimin e komunitetit per rrugen e duhur qe duhet ndjekur per rivendikimin e te drejtave;

dhe te ndermarrin edhe nje levizje per harmonizimin e qendrimeve te te gjithe faktoreve per Camerine neper bote.

Uroj qe kjo te kthehet ne filozofi drejtuese e plan pune.

Share: