Duket se partite e vogla tashme me mire organizuara prej nje viti ne Tryezen per Zgjedhje te Lira dhe me Standarde jane te angazhuara ne bashkepunim me faktorin nderkombetar per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Burime te Perqasje.com kane mundur te realizojne dhe zoterojne fotot te momenteve te ndryshme ku shihet Eduart Abazi, koordinatori te kesaj tryeze dhe qe drejton prej me shume se dy vitesh partine Aleanca Demokratike qe nga largimi i Neritan Cekes.
Abazi eshte pare ne vazhdimesi me drejtues te partive te ashtu quajtura te vogla te cilat nese gjejne modulin dhe arrijne te ndryshojne Kodin Zgjedhor, padyshim marrin dimension politik tejet te rendesishem.
Me kodin aktual zgjedhore perfitues te mbi 300 mije votave te ketyre partive jane dy partite e medha dhe LSI. Duket se kryetaret e ketyre partive tashme jane ne kerkim te mundesive qe votat e tyre te konvertohen vetem ne pushtet politik te tyre dhe jo te te treteve si deri me tani.
Tashme ky grupim ka kerkuar depolitizimin e Komisioneve zgjedhore vendore, kerkese kjo edhe e OSBE ODHIR, dhe korritimin e votava ne rang vendi dhe pastrimin e regjistrit te zgjedhesve, etj