Dy nisma të reja të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në funksion të zbardhjes, zgjidhjes dhe ndërkombëtarizimit të më tejshëm të Çështjes Çame, pritet të përshkallëzojë më tej tensionin dhe nervozizmin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, tension që, ditë e fundit, ka kaluar në kërcënime dhe përmendje të forcës ushtarake nga ana e Greqisë.
Nismat do të vënë në provë edhe Partinë Demokratike, e cila deri në 2013, i ka përdorur çamët vetëm për të mbushur thesin e votave në zgjedhje, ndërsa në pozicionin të vështirë politik do të vendosë edhe Partinë Socialiste, si partinë më të madhe politike pushtet.
Nisma e parë
Për herë të parë, PDIU do të depozitojë në Kuvend një kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për hetimin dhe zbardhjen e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në qershor të vitin 1994, ku u shfarosën 20 për qind e popullsisë, ndërsa zonat u spastruan etnikisht nga shqiptarët e Çamërinë. Lajmi është konfirmuar për Shqiptaren.com nga deputeti i PDIU, Tahir Muhedini. Ky i fundit pohoi se, një grup juristësh të PDIU, po hartojnë objektin e komisionit hetimor, ndërsa kërkesa do të depozitohet në Kuvend në ditët në vijim. “Aktualisht, ne si parti po hartojmë kërkesën dhe objektin e komisionit.
Më pas, çështjen do ta shtrojmë në Kuvend. Kemi besim së kërkesa do të mbështetet si nga PD ashtu edhe nga PS, meqenëse çështja kombëtare, është prioritare për të gjitha forcat politike. Nisma do të merret tani. Pra, këto ditë”, tha Muhedini. Objekti i komisionit pritet të jetë zbardhja e ngjarjeve të qershorit 1944, rrethanave që prodhuan gjenocidin, pasojat e masakrës, sjelljet e mëvonshme shtetërore të dy vendeve etj. Me sa duket, partia që mbron Çështjen Çame ka hequr dorë nga kërkesa e vazhdueshme për të marrë një ministri, duke u fokusuar në avancimin e mëtejshëm të kauzës.
Nisma e dytë
Përpos kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për Çështjen Çame, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar edhe një nismë tjetër, e cila gjithashtu pritet të nervozojë Athinën. “Është regjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë gjenocidit grek mbi popullsinë çame. Organizata botërore për të zhdukurit do ketë gjithë të dhënat e të afërmve tanë, e të afërmve tuaj që humbën jetën dhe bashkë me të dhe varret. Ky është detyrimi ynë moral dhe këtë nuk e shesim e nuk e blejmë për asnjë qëllim apo vota”, ka deklaruar Idrizi.
Acarimi i Athinës
Ngritja e komisionit hetimor për hetimin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994, mund të provokojë acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Athinën, e cila vijon të refuzojë të njohë ekzistencën e Çështjes Çame. Përfshira e Çështjes Çame në axhendën e Parlamentit Shqiptar, pas deklaratës së Johanes Hahn, raportet mes dy vendeve mund të marrin një rrjedhë të paparashikueshme. Vetëm disa ditë më parë, diplomacia greke paralajmëroi Shqipërinë që të tregohet më e kujdesshme lidhur me Çështjen Çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.
Partitë në provë
Për shkak të një sikleti dhe kompleksi që i karakterizon ligjvënësit shqiptar, aktualisht, mësohet se aleatja e tretë më e madhe e PS, po negocion me deputetë të caktuar, për të përgatitur terrenin për konstituimin e komisionit hetimor. Ka një kureshtje për qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj kërkesës për komisionin hetimor, akti i vetëm i së cilës, në funksion të zgjidhjes së Çështjes Çame, është miratimi i një rezolute para zgjedhjeve të 2013, rezolutë e cila ishte miratuar një herë nga Parlamenti, ku kryetar ishte Servet Pëllumbi. Ndërkaq, kërkesa do të vërë në pozitë të vështirë edhe socialistët, megjithëse qeveria “Rama” e ka përfshirë Çështjen Çame në procesin e dialogut me Greqinë.
Kërkesa
PDIU do të depozitojë në Kuvend një kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për hetimin dhe zbardhjen e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994.
Athina
Ngritja e komisionit hetimor për hetimin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994, mund të provokojë acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Athinën, e cila vijon të refuzojë të njohë ekzistencën e Çështjes Çame./Shqiptarja.com