Home KRYESORE “Për çfarë jeni krenarë? Keni shitur nënat e motrat, jeni bërë grekë...

“Për çfarë jeni krenarë? Keni shitur nënat e motrat, jeni bërë grekë për para”

Pas reagimeve për shqiponjën e përçudnuar në bluzën që Berti i dha mbrëmë Nard Ndokës, ka reaguar ditën e sotme disa herë, ndërsa në postimin e tij të fundit është shprehur se në Shqipëri nuk ka patriotë, por pseudo patriotë.

Ja çfarë shkruan ai:

U desh një denoncim i realitetit të degraduar, nje shprehje e shqetësimit qytetar, artistik, një demostrim i të drejtës sime morale fondamentale, atë i të qënit i lirë, për te kritikuar masakren, përcarjen, mashtrimin, pabesine që kemi ndertuar ne keto 26 vjet, që të çirren maskat e patriotizmit një perdorimsh, patriotizmit instant. Pseudo Patriotizmit, që provokohet nga patriotizmi i vërtetë dhe jo nga litari që ka në fyt.

Pseudo patriotët janë njerëz që përdorin patriotizmin si një mjet për të shtypur zërat e lirë. Në të vërtetë, qëndrimi jokritik, pa mënd, verbërisht dogmatik nën maskën e patriotizmit është mentaliteti më jopatriotik i imagjinueshëm.

Patriotizmi instant është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrjeti gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragjykim që i vjedh njeriut vetë-respektin dhe dinjitetin e tij, dhe amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde.

Pseudo Patriotizmi është dobësi morale që na frenon të shprehim ate që mendojmë, ajo është po aq e rrezikshme sa veprimi i papërgjegjshem.

Të mbështetësh të drejtën, kur ajo perceptohet si e papëlqyeshme, është një test i vërtetë i integritetit moral, dhe kjo vret vulgun.

Kush janë patriotë të vërtetë, valëvitësit e flamurit apo thyesit e flamurit? Përgjigja varet nga konteksti dhe situata. Sepse patriotizëm i vërtetë do të thotë të menduarit në mënyrë kritike dhe të vepruarit me ndershëri pamvarësisht kostos.

Nëse ju nuk mund të respektoni të drejtën e mospajtimit atëherë ju jeni nuk Patriot zotërinj krenarë,

Po për cfarë kjo krenari?

Qe eksportojme droge?

Qe nuk prodhojme asgje?

Qe eksportojme prostitucion?

Qe shesim motrat dhe nenat tona per para?

Per kriminalitetin?

Per parazitizmin?

Per besen e shqiptarit qe i kendojme dite e nate?

Apo per pabesine?

Qe jemi shteti me i varfer ne Europe?

Qe gati 1 milion jane grekezuar, jane pagezuar greke, prostituuar, kane nderruar edhe mbiemrin dhe vijne me bejne mua leksione patriotizmi?

Per papunesine jemi krenare?

Qe duam te zhdukemi te gjithe nga ketu?

Qe jemi kokeulur, te nenshtruar?

Qe po na mbysin pseudo-artiste, zbavites, etj, te cilet i bejne opozite artit te vertete dhe jo politikes, nga spiune ne diktature ne servile te te gjithe pushteteve?

Kur vjen puna te flamuri, perdhosja me e madhe ne historine e kombit shqiptar eshte kryer tashme, teme e gjate kjo dhe nuk po fokusohem ketu per momentin, komb i shyqer.

Faji eshte i imi.

Është ky vërtetë drejtimi që kërkon të marrë shoqëria jonë.

Patriotizmi i vërtetë nuk është e thjesht xhaketa apo kravata juaj e kuqe, as kënga e xhamadanit qe shpërthen nga xhamat e makinave luksoze me të ardhura prostitucioni, droge, kriminaliteti, joo, Patriotizmi i vërtetë kushton diçka zotërinj. Kushton më tepër se liria.

Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetë kombi. Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk ben pakte me djallin, nuk vjedh vëndin e tij, etj etj etj.

Refreni i Patriotizmit të vërtetë nuk është vetëm “O sa mirë me qënë shqiptar”, por edhe “Zoti na bekoftë ne humanët” E thënë thjesht, Patrioti i vërtetë e do vendin e tij jo të izoluar, por si anëtar dhe pjesëtar dinjitoz i një komuniteti global.

Po. Ky është vizioni im për një shoqëri të lirë, sepse kur një komb i tërë ulëret histerikisht me një patriotizëm të zhurmshëm, unë instiktivisht mendoj pastërtinë e duarve, xhepave dhe zemrës së tyre.

Këtu dua tju kujtoj sharlatanëve të të gjitha ngjyrave që:

Ky pseudo patriotizmi juaj është streha më e poshtër dhe e fundit e mundur. Mospajtimi me realitetin e korruptuar, rebelimi, dhe të gjitha ferret e vetëdijes mbeten detyra e vërtetë e patriotëve. Unë insistoj në të drejtën time për të kritikuar përjetësisht.

Faji është i imi.

Share: