Home KRYESORE Përparim Spahiu vs Benet Becit: Ose zhvillo zonat e varfëra, ose ndrro...

Përparim Spahiu vs Benet Becit: Ose zhvillo zonat e varfëra, ose ndrro emër!

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, godet pa doreza Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që ka përqëndruar në duart e veta pjesën më të madhe të fondeve zhvillimore shqiptare.

Pas një tuiteri të parë për Dibrën, që Spahiu e quan si qarkun me më shumë pasuri si edhe më punëtori të Shqipërisë, por për absurd më të varfërin, ai godet me një tuiter të dytë:

“Fondi i Zhvillimit, ose te zhvillojë zonat më pak të zhvilluara ose, të paktën, të ndërojë emer!!!”

Në disa dalje rresht, në qëndrimet e tija publike, Spahiu, ka qenë vecanërsisht i ashpër me Fondin në fjalë dhe dukshëm personalisht me drejtorin e saj super të fuqishëm dhe të përkëdhelurin e Ramës, Benet Beci.

Spahiu godet paradoksin që Fondi i Becit dhe i kryeministrit, është përqëndruar te zonat më të pasura të vendit dhe në zhvillimin e zonave më të varfëra aktuale.

“Qarku me më shumë pasuri, i njohur si më punëtori, Dibra, më i varferi në vënd!/360grade.al

Share: