Vdekja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, nuk ishte e para në landfillin e Sharrës. Rreth një vit më parë një grua kishte mbetur e vdekur nga fadroma që lëvizte mes plehrave. Myrvete Duka ndërroi jetë në datën 25 nëntor të vitit të kaluar raporton Lapsi.al
Për këtë ngjarje atehere u arrestua Kasem Koçi, fadromisti që punonte natën në landfill. Ndryshe nga rasti i Ardit Gjoklajt, fadromisti nuk tentoi ta fshihte trupin e viktimës mes plehrave dhe nuk e mohoi ngjarjen.
Prokuroria e Tiranes ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg per Kasem Koçin, fadromisti që aksidentoi gruan. Kërkesa është bërë në seancën e sotme, ku prokuroria e akuzon atë për “shkelje te rregullave te sigurise dhe mbrojtjes ne pune”.