Ish kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është shtruar dje në spitalin e qytetit për t’u ndjekur nga afër nga mjekët për gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjika i cili ka postuar një fotografi në faqen e tij në Facebook ku shkruan: “Pit stop sot ne spitalin e Vlores ! Nga stresi me thane mjeket! Ja fusin kot, cne stres une!”.
Mes shumë mesazheve që i urojnë shërim të shpejtë, një qytetar i shkruan: “vodhe gjith Vlorën. E mbushe me beton”.
Por ajo që bie në sy është përgjigjia e vetë Gjikës: “Motrën tende nuk e vodha, më erdhi vetë me qejf!”.