Home KRYESORE Rama sonte në Klan Kosova: Do flas kundër principatës së portaleve që...

Rama sonte në Klan Kosova: Do flas kundër principatës së portaleve që shpifin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook dhe një videoje promo, se do të jetë sonte në Televizionin Klan Kosova për një bashkëbisedim dhe debat për zhvillimet e fundit.

Ajo që bie një sy është fakti, se kryeministri i Shqipërisë thekson se do shkojë deri në Prishtinë për tu marrë siç ka bërë gjithë këto kohë me mediet dhe portalet që e kritikojnë ose siç preferon ti etiketojë ai, “medie të kazanit”.

Postimi në Facebook

“Sonte në 21.00 në Klan Kosova, një bashkëbisedim debat për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe principatat e portaleve ku gënjeshtrat, fabrikimet, shpifjet kanë fituar të njëjtën qytetari si e vërteta, lajmet, faktet…”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Media

Share: