Një raport i “Frontex”, thotë se mafia shqiptare është dominuese në trafikimin e refugjatëve. Raporti thekson se, duke shfrytëzuar mungesën e masave nga ana e BE për krizën e emigrantëve, mafia kryesisht ajo shqiptare, italiane dhe turke po tregohet oportuniste.
Pavarësisht rënies së numrit të emigrantëve të kapur për kalim ilegal të kufirit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në krye qëndron kufiri shqiptaro-grek.
Pika e dy është kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë, ku trafikantë rezultojnë shqiptarët e Kosovës. Mafia kryesisht luan rol lehtësues, duke ndihmuar refugjatët për kalimin ilegal nga një shtet në tjetrin. Gjithashtu, ata pajisin me dokumente false emigrantët, ose korruptojnë politikanë dhe punonjës të administratës.
Por, mafia shqiptare nuk është e përfshirë vetëm në kalimin ilegal nga Greqia për në Shqipëri, por e në kalimin e tyre nga një vendi i Evropës Perëndimore në tjetrin, si për shembull për ata që duan të shkojnë në Britani.
Në raport, thuhet se mafia shqiptare fillimisht i dërgon refugjatë në Itali dhe më pas në Belgjikë nga portet e të cilës dërgohen më pas në Britani/360grade.al