Home KRYESORE Pronat e Himares ne axhenden e SHBA

Pronat e Himares ne axhenden e SHBA

Nikollaq Neranxi njeri nga aktivistet me dinamik mbi problematiken e pronave ne Himarë duket se tashme e ka prezantuar kompleksitetin e rastit edhe tek ambasada amerikane ne Tirane.

Ne nje status ne faqen e tij Ne Facebook ai i drejtohet Komunitetit te Himares, por padyshim duke u çuar mesazh publik dhe politik edhe grupit te interesuar për tjetërsimin e pronave te banoreve te asaj zone ne projekte te medha abuzive.

Ja cfare shkruan Neranxi:

Ceshtja e pronave te himarjoteve, tani ne axhenden e SHBA-ve

Te dashur himarjote! Dje mbasdite, ne ambientet e Hotel Rogner, nje perfaqesi e komunitetit te Himares, takoi zonjen Ivna Giauque nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Geoffrey A. Parker, konsull ne Ambasaden e SHBA ne Tirane.

Ne i informuam zyrtaret e larte amerikane mbi situaten aktuale ne Himare ku pushteti qendror dhe ai lokal jo vetem nuk po i japin certifikatat e pronesise banoreve autoktone, por kane filluar projektin e grabitjes nen justifikimin e investimeve publike.

Askush nuk ka pranuar te flase me ne se cfare fati do te kete vendlindja jone. nderkohe qe investime te dyshimta po behen ne bregdet. Ne ditet ne vazhdim do ju informojme se cfare produkti ka patur ky takim shume i rendesishem per himarjotet.

Ne jemi te nderuar qe vendi me i fuqishem ne bote, SHBA-te shfaq interes dhe e konsideron te rendesishme te kuptoje nga vete komuniteti se cfare po ndodh ne Himare.”

Share: