Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është i ftuari i mbrëmjes në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’. Pacolli, një biznesmen dhe një politikan i njohur rikthehet gjithnjë me interes dhe vëmendje tek zhvillimet që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se njerëzit e pasur ecin si elefantët, pra shkelin rreth e rrotull gjërat e vogla që nuk kanë rëndësi, që do të thotë; njerëzit që nuk kanë të ardhura, njerëzit në nevojë etj.
Ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë. Jo të gjithë e bëjnë atë, unë jam kujdesur dhe kam një parim që gjithmonë ta respektojë më të dobtin. Ky parim vjen nga një porosi e gjyshit tim, Osmanit, ec përpara dhe përgjatë udhëtimit tënd, nëse mundesh, merr shumëçka me vete. Por nëse je i pamundur, nuk ke mundësi që të marrësh me vete ata njerëz që të rrugëtojnë me ty, të paktën asnjëherë mos i shty që ata të rrëzohen dhe vetë ti të ecësh përpara.
Pacolli bëri me dije se pikërisht këtë parim e kam respektuar dhe për këtë arsye, ai tha se nuk kam shkelur rreth e rrotull si një elefant dhe sipas tij këto raste nuk i njihte në jetë.
Fevziu: Është befasuese raporti që keni me gjyshin, me Osmanin? Kam lexuar librin tuaj me kujtime ju keni gati një adhurim. A ka ardhur nga fëmijëria ky raport, apo me të vërtetë gjyshi ishte diçka e dashur për ty?
Më vjen mirë që po ma përkujton këtë kujtim, është shumë e vërtetë që unë jam munduar të paraqes rolin e gjyshit tim në jetën personale time, është shumë e vërtetë se ai ka lënë shumë mbresa në jetën time, janë shumë këshilla që unë pjesërisht, ose në shumicë të madhe janë munduar me i respektuar.
Fevziu: Ishin këshilla të vlefshme?
Ishin shumë të vlefshme, në kohën kur isha i ri, shumë i ri, nuk i kuptoja ato këshillat e tij. Nuk e kuptoja thelbin e këshillave dhe shumë herë ndoshta, kam thënë se ai është plak dhe ndoshta nuk kupton. Sot koha është ndryshe, por interpretimi ka mbet ai i kohrave të tij, 99 për qind të rekomandimeve dhe të këshillimeve të tij kanë qenë shumë të vlefshme për rrugëtimin tim.
Fevziu: Por kur u rrite, kur kishe një staturë kur u realizuat dhe u kthyet tek gjyshi?
Unë nuk isha terësisht i realizuar, por ai ishte në moshën kur unë isha duke krijuar çdo gjë, ai vdiq në vitin ’79 kur unë isha vetëm 27-vjeç. Por pata fatin të kuptoj rolin e tij në jetën time. Ai nuk jetonte më. Sa ishte jam munduar gjithmonë të mos mungoj dhe i rregullt në vizitat e mia edhe pse isha jashtë, për 2-3 javë të jem për pak çaste tek ai. Atëherë kur ai mungonte, mu duk se gjithçka mori fundin e vet. Por, sidoqoftë unë fillova të respektoj porositë e tij, dhe të realizoj në jetë se porositë e tij ishin shumë domethënëse. Ajo ishte karta që unë gjatë gjithë kohës e kam luajtur në jetën time. Dhe ishte kartë fituese e imja.
Fevziu: Ju thoni në librin tuaj se gjyshi u bë shtytësi kryesor që ju të largoheni, pak i dhimbshëm momenti kur ju jeni larguar nga Prishtina. Pak a shumë shkruani se ata që ishin në gjendje më të mirë ekonomike ju përbuznin dhe ishit një nxënës me pantallona të grisura?
Ishta dita kur unë u regjistrova në fakultetin e filozofisë në Prishtinë në katedren e Gjeografisë, kisha fituar kushtin që të bëj fakultetin pa provim pranues. Unë aty takova shumë shokë të gjimnazit të cilat kisha kryer shkollën me ta. Unë kam mbaruar dy shkolla të mesme, një pedagogjike dhe një gjimnaz të përgjithshëm. Në atë kohë në gjimnaz shkonin vetëm ata që quheshin borxhezia e asaj kohe, ndërsa unë tani do ti quaj mikro-borxhezia. Unë kisha punuar në fushë dhe s’kisha pasur kohë të shkoj dhe të ndërrohem, kështu që kisha ikur ashtu me rroba pune.
Ndërkaq, ai ka treguar edhe rrugëtimin e tij përgjatë jetës. Pacolli ka theksuar një aspekt nga jeta e tij, kur pa para, i uritur, i thotë një siriani që shiste pizza, a mund të më jepni një pizzë pasi ju garantoj se atë do t’ua paguaj atë.
Miliarderi Pacolli tregoi se ai nuk pranoi dhe u largua. “Unë kam ecur dhe për këtë u turpërova shumë. Pastaj u largova shumë i turpëruar, më dukej se e gjithë bota po më binte mbi kokë. Një moment mu dha të kthej kokën pas. Shikoj të njëjtin person që po ma bënte me dorë, kthehu”.
Në vazhdën e kësaj historie, Pacolli tregon se vendosa të kthehem. Siriani më tha më u pendova dhe po të ftoj që të ulesh dhe të ushqehesh me një pizzë.
“Në fakt ai nuk më dha një pizzë, por dy të tilla”.opinion/