“Tërë jeta më shkoi duke pastruar shtëpinë se mos më vinte dikush”, këto ishin fjalët e para të letrës së një gruaje, e cila kohën e kaloi vetëm në shtëpinë e saj, duke pastruar, e në fund tregoi edhe se çka fitoi nga ajo gjë.
“Pastroja si e çmendur, si të kisha ndonjë sëmundje. Burri im një ditë më tha diçka që u habita, më tha të mos e pastroja tavolinën një javë, por nuk e dija pse. Pas një jave, pluhuri e kishte mbuluar drurin, ndërsa ai kur u kthye nga puna, vizatoi një zemër dhe e shkroi aty “të dua””, shkruan revista “Kosovarja”.
“Të dashura mikesha amvise, shtëpia është ajo ku në tavolinën përplot pluhur shprehet dashuria dhe bëhet një shtëpi e ngrohtë. Në kohën, kur unë pastroja me mendimin se mos do të më vinte dikush, njerëzit kishin dalë të kënaqeshin, ndërsa unë humbja kohën, duke pritur që të jetë gjithçka në rregull vetëm e vetëm të mos paragjykohem. Pastroni aq sa ju e ndjeni nevojën e pastrimit, jo për ata që do të vijnë të shohin se a është pastruar ose jo. Kush dëshiron të të shohë ty, nuk do t’ua vërë mendjen gjërave të tilla”, përmbylli ajo./express