Home KRYESORE Shpëtim Idrizi shton kërkesat ndaj Edi Ramës, ja kushtet për koalicionin

Shpëtim Idrizi shton kërkesat ndaj Edi Ramës, ja kushtet për koalicionin

Zgjedhjet e 2017 e kanë vënë në një pozicion shumë të vështirë kryeministrin Edi Rama, pasi aleatët e tij kanë shtuar kërkesat. Sipas burimeve, kryeministri ka nisur që tani që të projektojë koalicionin e zgjedhjeve të ardhshme, mirëpo këtë herë do e ketë shumë të vështirë me LSI dhe PDIU, pasi të dyja këto forca kanë vendosur kushte. Rama me Metën kanë disa javë që diskutojnë dhe Meta pak ditë më parë paralajmëroi se LSI është e gatshme të dalë dhe në opozitë nëse nuk është ndër forca e rëndësishme në qeveri.

Ky ishte një mesazh për Ramën që të braktisë PDIU. Mirëpo mësohet se Rama kërkon që të mbajë në koalicion dhe çamët, por dhe këta të fundit kanë rritur dozën e kërkesave. Sipas informacioneve, këtë herë ata kanë vendosur kushte të panegociushme me qëllim që të ketë bashkëpunim dhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo gjë u paralajmërua dhe nga vetë Shpëtim Idrizi pak ditë më parë, pasi në një intervistë, por dhe në konventë e PDIU tha se as 1% e marrëveshjes me PS nuk është realizuar.

Por çfarë kërkon PDIU? Sipas burimeve, posti i një ministri vijon të mbetet në fuqi, por kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkohë, ajo që kërkohet të zbatohet para se të shkohet në zgjedhje janë marrja e posteve nëpër drejtori. Sipas informacioneve, Idrizi po i bën presion Ramës për të marrë disa prej drejtorive të rëndësishme në vend. Shpresat e tij kanë qenë ose Drejtoria e Tatimeve ose ajo e Doganave. Por aty Rama ja ka bërë të qartë se nuk negocion dhe po synohen drejtori të tjera. Po ashtu mësohet se PDIU po kërkon poste dhe në disa qytete të vendit, kryesisht në Elbasan, Rrogozhinë dhe Dibër. Idrizi në një intervistë të pak ditëve më parë zbardhi marrëveshjen e arritur në 2015 me Ramën, ku pritet që marrë dhe një post zv/ministri. “Është një marrëveshje me tre zëvendësministra, deri më tani janë realizuar dy”, tha ai. /Sot/

Share: