Home KRYESORE SHQIPERIA PO MBETET PA MJEKE, PRA EDHE PA SHERBIM SHENDETESOR!

SHQIPERIA PO MBETET PA MJEKE, PRA EDHE PA SHERBIM SHENDETESOR!

Nga Tritan Shehu

Po thellohet cdo dite e me shume mungesa e madhe per mjeke, te specializuar ose jo keta.

NE DY VITE E GJYSEM JANE LARGUAR NGA VENDI MBI 400 MJEKE.

Po t’i shtojme kesaj shifre edhe ate te atyre qe jane larguar nga sherbimi per shkak te moshes, del se numri i te diplomuarve cdo vit eshte me i vogel se largimet.

Ne Shqiperia numri i mjekeve eshte ulur ne 1,1 mjeke per 1000 banore.

Vendet e BE kane reth 5 mjeke per 1000 banore, Maqedonia ka 4,6 mjeke per 1000 banore.

E NJEJTA GJE ESHTE EDHE ME NUMRIN E SHTRETERVE:

Shqiperia ka reth 2,9 shtreter per 1000 banore. Vendet e BE reth 4,8 shtreter per 1000 banore, Maqedonia 4,6 shtreter per 1000 banore.

SPITALE TE RENDESISHME KANE MBETUR EDHE PA SPECIALISTE THELBESORE.

Per te mos folur per faktin qe ne nuk ofrojme nje game shume te madhe specialitetesh, qe tashme ne nje mjekesi moderne jane mbi 2000, shume te rendesishme keto per mjekimin bashkekohor.
Ne kushtet e sherbimit tone shendetesor, me nivelin ekstremisht te ulet te pagave te punonjesve te shendetesise, me numrin shume te vogel te atyre qe u ipet mundesia per tu specializuar (nje shumice e ketyre pa asnje shperblim) etj, largimi i personelit shendetesor eshte i natyrshem.

FINANCIMET BUXHETORE PER SHENDETESINE TE NE JANE RETH 2,1% E GDP OSE RETH 90 $ PER FRYME, TE ARDHURAT SIGURATIVE 30 $ PER FRYME E PAGESAT DIREKTE 110 $ PER FRYME.

Jemi te fundit ne Europe per financimin e sitemit te shendetesise -Maqedonia i ka reth 500 $ per fryme, vendet e BE mbi 3000 $ per fryme.

INDEKSET BAZE QE MASIN NIVELIN CILESOR TE SHERBIMIT SHENDETESOR TE NJE VENDI JANE: NIVELI I FINANCIMIT,

NUMRI I MJEKEVE E INFERMIEREVE, NUMRI I SHTRETERVE E I SPECIALITETEVE FUNKSIONALE.

Secili nga ne mund te percaktoje keshtu nivelin e sherbimit tone shendetesor, qe bazohet mbi spekullimin “SHENDETESI FALAS”!

Autori eshte Ish Minister Shendetesie

Share: