Nga Suzana Tahiri
Pas shumë peripecish shqiptarët e Malit të Zi kanë hedhur hapin e duhur dhe janë kthyer në drejtimin e duhur. Pra t’i shërbejnë interesave të tyre. Të jenë më kompaktë dhe të bashkuar si faktor politik.
Të lënë mënjanë dasitë dhe ndarje e vogla, që i bënte të papërfillshëm përballë strukturave të zgjedhura dhe të emëruara në shtetin e vogël të Ballkanit.
Ky hap është përshëndetur nga Tirana dhe Prishtina zyrtare dhe nga gjithë shqiptarët, përfshi diasporën në SHBA, duke qenë njëheri edhe një model për pjestarët e tjerë të të njëjtit komb të përçarë dhe kundër interesave të tyre.
Me të drejtë është thënë se shekullli i ri punon për shqiptarët, por çdo hap nuk mund të bëhet pa ndërgjegjësim, pa kompaktivitet të këtij faktori mjaft të rëndësishëm në Ballkan.
Ata janë sot populli më proamerikan, proatlantik, çka i veçon nga të tjerët dhe i rreshton ndër kombet që kontribuojnë për paqen në Europë dhe më gjerë.