Home KRYESORE Shqiptari akuzohej për 2 vrasje, gjykata holandeze e liron

Shqiptari akuzohej për 2 vrasje, gjykata holandeze e liron

Gjykata Holandeze ka hedhur poshtë akuzën për vrasje të dyfishtë ndaj shtetasit shqiptar të identifikuar si Herald R. Ky vendim ndaj 27-vjeçarit është marrë për mungesë provash.

Fillimisht ai akuzohej si autori i vrasjes së Florenc dhe Glevis Tolës nga Elbasani. Dy vëllezërit humbën jetën nga plagët e marra gjatë një shkëmbimi zjarri në Roterdam, me 15 Janar të vitit 2015.

Shqiptari Herald R ishte përfshirë në përleshjen me armë pasi kishte udhëtuar nga Amsterdami për në Roterdam për të blerë drogë nga vëllezërit Tola.

Por 27-vjeçari nuk i ka shpëtuar burgut pasi është dënuar me 5 vite heqje lirie nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të drogës./abcnews/

Share: