Shtatë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan kanë përfunduar me urgjencë në QSUT. Fillimisht dyshohet se ata janë helmuar, por nuk perjashtohet qe një prej shkaqeve të jetë edhe përdorimi i hashashit.
Helmimi mund të ketë ndodhur nga përdorimi i acidit në shkollë. Grupi hetimor ka mbërritur në shkollë dhe po kryen veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.