Kuvajti, Arabia Saudite dhe Republika Çeke janë në krye të listës së The Expat Insider, si vende të papëlqyeshme për të huajt. Në raportin vjetor për 2016 theksohet se vlerësimi bëhet në bazë të cilësisë së jetës, sigurisë, dhe lehtësirave të qëndrimit.
Si pjesë e kategorisë “lehtësira në qëndrim” janë dhe afrimiteti që ndjejnë të huajt me vendasit, ku përfshihen faktorë si: sa lehtë mund të përfshihen në kulturën vendase, të bëjnë miq të rinj, dhe sa barriera mund të krijojë gjuha.
Mes 10 vendeve evropiane më pak të pëlqyera për të huajt janë Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra. Në Zvicër, 36% e të huajve mendojnë se sjellja e vendasve është shumë e keqe, ndërsa mbi gjysma e tyre e shohin të vështirë të integrohen në kulturën vendase, pavarësisht standardit të lartë të jetesës. Ndërsa si vende më miqësore renditen Meksika, Kosta Rika dhe Uganda./ Top Channel