Nga Ylli Dylgjeri
Pyetja: “A mendoni të largoheni nga Shqipëria drejt një tjeter vendi për të ardhme më të mirë?”
Kjo ishte tema për të cilën u pyetën ndjekësit e opinion.al dhe pothuajse me vendim unanim ata kanë zgjedhur alternativën “po”. 91% e votuesve kanë thënë se do të largohen nga Shqipëria drejt një vendi tjetër për një të ardhme më të mirë, duke konfirmuar kështu se jetesa që po bëjnë aktualisht në vendin tonë lë për të dëshiruar.
Nga ana tjetër, vetëm 9% e votuesve kanë votuar se do të qëndrojnë në Shqipëri, duke shprehur kënaqësi për jetesën në vend.
Shqipëria është një ndër 5 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo eshte panorama qe na jep ky sondazh.
Komentet janë të teperta…Statistikat janë skandaloze! Pyetja e vetme që me vjen pas këtij sondazhi është: Ku do ti gjejë politika njerzit e ri që po i kërkon së fundi me daljet në publik?
Me këto shifra që jep sondazhi, nuk ka vend me as për të zgjedh e as për të vjedh…
Uroj t’na ketë hyrë sonda gabim.
Ps: (Sipas Opinion. al)