Home KRYESORE Spahiu: Ata që janë kundër kombit kosovar, janë kundër shtetit!

Spahiu: Ata që janë kundër kombit kosovar, janë kundër shtetit!

Në lidhje me deklaratat e fundit të Bojken Abazit, ku ka thënë se ‘’Kush mendon se ka “Nënë Kosovën”, ka për “babë” Serbinë’’, ka reaguar analisti politik Nexhmedin Spahiu.

Spahiu për Klan Kosova ka thënë se deklarata e Bojken Abazit është dëshmia më e qartë se personat e tillë janë kundër interesave të vendit.

‘’Deklarata e Bojken Abazit, është dëshmia më e qartë se ata që janë kundër kombit kosovarë janë edhe kundër shtetit të Kosovës’’

Analisti politik Nexhmedin Spahiu tha poashtu se ekziston një arsye që disa persona kërkojnë bashkim me Shqipërinë.

‘’ Të gjithë ata që janë kundër Kosovës, thonë bashkim me Shqipërinë për shkakun se nuk guxojnë haptazi të thonë ‘’Rroft Serbia’’, ka përfunduar Spahiu, për Klan Kosova.

Share: