Home KRYESORE Spiropali ne sulm: Blushi, ti je kazani i ambicies tënde! Pritet përgjigja...

Spiropali ne sulm: Blushi, ti je kazani i ambicies tënde! Pritet përgjigja e Blushit!

Deputeti Ben Blushi përmes një letre të hapur për socialistët njoftoi largimin e tij nga kjo forcë politike seppse sipas tij me ardhjen e Edi Ramës në krye të partisë u kthyen në “Rilindas” jo socialiste.

Ka patur disa pergjgije nga radhet e socialisteve, por pergjithesisht soft. Por ka një përgjigje te ashper nga ish- drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali e cila në një reagim të saj e quan Blushin një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot.

Pritet nje pergjigje e forte e Blushit per ish drejtoreshen e Doganava per te cilen ka shume thashetheme te cilat ne gojen e Blushit qe nuk i mungon informacioni si ish gazetar, mund te dalin nese jane te verteta ose jo…

Reagimi i Spiropalit për Blushin:

“Qese ekologjike Blushit për pazar

Letër e hapur e kotë për një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot.

Ti që shkruan për ligjet, po nuk lexon asnjë nen; Ti që flet po nuk dëgjon; Ti që prodhon rima pa kuptim dhe pa qëllim; Ti që u qan hallin njerëzve që s’di t’iu japësh as dorën; Ti që e do Shqipërinë vetëm si maskë për mungesën tënde të dashurisë për të; Ti që merresh me ekonominë në tribunë se nuk bëre dot ekonomi për vete në tryezën e qeverisë; Ti që ke qenë tre herë ministër dhe bëre tre vrima në ujë; Ti që parimet i ke armë për interesat e tua krejt personale; Ti që reciton broçkulla si të Lulit se mendon se shqiptarët nuk meritojnë respekt, po vetëm manipulim; Ti që di të bësh vetëm sherr se s’di të ujisësh asgjë etj. Ti je kazani i ambicies tënde që nuk përputhet me paaftësinë tënde!

Kam vite që s’të dëgjoj asnjë ide origjinale dhe më ka ardhur sinqerisht keq kur bëre thirrje të shkruhen emrat e kolegëve nëpër kazanë duke u shitur si origjinal. Sepse unë e mbaj mend mire, kur protestoja kundër firmës tënde si ministër i Nanos, që emri yt u shkrua nëpër kazanë sepse ishe ti që firmose vendimin famëkeq të asaj qeverie për të ndërtuar katër furra gjigande për djegien e plehrave të kamorres italiane.

Dhe kurajo të madhe ke sot kur ajo kompani që i dhe firmën kërkon 400 milionë euro nga shteti shqiptar pse nuk solli dot plehrat në Shqipëri, zotrote kap flamurin e ekologjistit për të dalë nga partia, ku more çfarë munde dhe kurrë nuk u mor vesh çfarë dhe!

Riciklim të mbarë Blush, sot ke qenë më në fund i vërtetë në paaftësinë tënde për të qenë sadopak solidar në një parti ku përfaqësove vetëm egoizmin tënd plastik”

Share: