Home KRYESORE Thaçit ish-kryeministrin e Kroacisë do e marrë konsulent?

Thaçit ish-kryeministrin e Kroacisë do e marrë konsulent?

Një fotografi e Gazetës Express ku shihen Agim Çeku me ish-Kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanovic ka nxitur dhjetëra artikuj në mediat kroate.

Ndërkohë, e përjavshmja “Globus” ka njoftuar se Milanovic ka takuar edhe Presidentin Thaçi. Kabineti i Presidentit Thaçi nuk ka njoftuar në mënyrë të rregullt, për një takim të tillë, por këtë e kanë konfirmuar për gazetën “Globus”, cila ka cituar një zyrtar nga kabineti i Thaçit duke thënë se “nuk është biseduar që Milanovic të jetë këshilltar”.

Në mediat kroate është shkruar se Milanovic ka filluar t’i kontaktojë qeveritë e rajonit për t’i këshilluar për integrimin europiane.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Milanovic është shoqëruar nga ish-Ministri kroat i Mbrojtjes. Globus duke shkruar për mundësinë që ish-Kryeministri i Kroacisë të angazhohet nga Kosova si konsulent, mund të fitojë deri në 6 mijë kuna kroate në ditë, ose 800 euro./Lapsi.al

ish-kryeministri-kroat-ne-kosove

Share: