Home KRYESORE TIRONA E VJETER: “Mëhalla e Dibranëve”, nje Histori Mikpritje.

TIRONA E VJETER: “Mëhalla e Dibranëve”, nje Histori Mikpritje.

Sipas historianëve, dibranët u shpërngulën e më pas pjesa dërmuese u vendosën në Tiranë. Sipas të dhënave, aktualisht në Tiranë jetojnë afro 80.000 banorë të cilët janë me prejardhje nga Dibra.

Migrimi i dhunshëm i dibranëve nga vatrat e tyre në vitet 1912-1913, detyroi pothuajse gjithë qytetin e Dibrës të shpërngulet si pasojë e torturave të mëdha, duke u vendosur kështu popullata në disa qytete të Shqipërisë.

Familjet dibrane u integruan me shoqërinë e kohës dhe dalloheshin për përkushtimin e tyre ndaj familjes dhe punës. “Kjo gjë i bëri ata ta tejkalonin me shpejtësi vuajtjet e atij eksodi të tmerrshëm. Ata u vendosën në disa pjesë të Tiranës, por një pjesë e madhe e tyre themeluan atë që njihet edhe sot nga të gjithë Mahalla e Dibranëve. Është toponim të cilin e njohin të gjithë banorët të kryeqytetit shqiptar”.

Dyert e shtëpive rrinin të hapura dhe ashtu si i mikpritën tiranasit, ata iu përgjigjën me të njëjtën monedhë bujarie atyre. Madje shumë shpejtë filluan martesat ndërmjet tiranasve dhe dibranëve, sa që 80% e familjeve të hershme dibrane pasardhësit e tyre njërin prind e kanë dibran e tjetrin tiranas.

Disa nga mbiemrat e njohur që mund të përmendim këtu të Mahallës së Dibranëve janë: Saraçi, Klloboçishta, Jashari, Shamku, Torozi, Çanka, Ostreni, Muhaxhiri, Gorenca, Varvarica, Çoku, Basha, Pregja, Pustina etj.

Tirana ka pasur edhe disa pika te tjera ku janë vendosur familjet dibrane si: Mahalla Shebekve, Selvia, Pazari i Ri, etj., ku në periudha historike ka pasur lëvizje të ndryshme demografike.

Pritja e dibraneve, ishte nje nga provat e para te mikpritjes si shenje e qytetarise tiranase. Burimi: koha.mk, #mikpritjatiranase #tironaevjeter #ShoqataAtdhetareDibra

Share: