Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në Gjykatë për të dëshmuar në procesin ndaj ish-deputetit Mark Frroku.
Por gjatë seancës ka pasur edhe një moment “delikat” mes tij dhe prokurorit të çështjes. Ky i fundit ka bërë një lapsus duke e quajtur të pandehur Tom Doshin.
Deputeti ia ka kthyer me fjalët “Ju pëlqen shumë të më thërrisni i pandehur…”, ndërsa prokurori i ka kërkuar ndjesë duke shtuar se ishte një lapsus i tij.
Doshi është shprehur se do të jetë deputetet edhe në zgjedhjet e vitit 2017, pa saktësuar se nga cila parti politike. Kujtojmë këtu që ai është përjashtuar nga Partia Socialiste./LAPSI.AL/