Home KRYESORE Tronditese: Vajza nga Fushë-Kruja vret foshnjën para lindjes!

Tronditese: Vajza nga Fushë-Kruja vret foshnjën para lindjes!

Një foshnje ka lindur e vdekur në maternitet, ndërsa nëna e saj gjendet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve zyrtare, një 21­vjeçare nga Fushë­ 21Kruja, shtatzënë në muajin e tetë kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi kishte pirë një grusht me ilaçe me qëllimin për të abortuar, shkruan “Balkanweb”. Vajza me inicialet S.Z. ka shkuar rreth orës 18:00 në një nga maternitetet e Tiranës për të lindur.

Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. mësohet se 21­vjeçarja ka qenë e lidhur me një djalë, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe familja e saj. Dy ditë më parë në gjendje të rënduar emocionale, e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar vetë në maternitetin në Tiranë ku u ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Menjëherë ajo është marrë nën kujdes dhe ka bërë lindjen por foshnja ka lindur e vdekur. Vetë nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është marrë ende në pyetje për arsyet që e kanë shtyrë. As familjarët nuk kanë thënë gjë për arsyet e këtij veprimi.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes./Lapsi.al

Share: