Drejtues te subjekteve politike pjesemares ne Tryezen e Grupimit per Zgjedhje te Lira e me Standarte.
Takimi i neserm ne ora 10.30 ne Hotel Tirana ne te njejten salle ku startoi nje vit me pare, tregon nje model tjeter te te berit politik, ku prevoloi vullnet i mire mes drejtuesve nga i gjithe spektri politik, duke bashkebiseduar per gjerat qe shqetesojne mbare shqiptaret, (veresimi ndaj votes).
Menyra e b/bisedimit, gjuha jo konfliktuale ne komunikim, maturia dhe pergjegjshmeria per ti adresuar institucioneve propozime konkrete qe mundesojne zgjidhjet me optimale, jane tregues i pjekurise dhe luajalitetit politik.
Megjithese kemi shkembyer mendime gjate javes rreth takimit te neserm, mendoj se ka rendesi formatimi i atyre kerkesave qe realisht jane te realizueshme ne harkun kohor deri 20 Dhjetor kur Presidenti duhet te dekretoje daten ezgjedhjeve.
Nga deklarimet e bashkekryetareve te Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore Balla e Bylykbashi ne nje takim te organizuar nga Bashkimi Europian dhe Keshilli i Europes per “‘Financimin partive politike dhe fushatave zgjedhore” u dhane sinjale se jane te gatshem per te bere ndryshimet e domosdoshme per kaq kohe sa kane ne dispozicion.
U pranua se duhet te behen takime me grupet e interesit dhe te diskutohen propozime specifikisht.
Ne keto kushte propozimet e subjekteve te Grupimit pjesmarese te tryezes, do te priten ne takim dite hene.
Koncentrimi i propozimeve dhe kerkesave te artikuluara prej me se nje viti, ne formatin me te pershtatshem, do te gjykohet neser.
Falenderim edhe mediave qe kane bere me dije publikun hap pas hapi me ato zhvillime dhe shpresojme edhe kete muaj te jene aleatet tane te medhenj.