Home KRYESORE Vizita zyrtare e Thaçit në Tiranë, pritet nga Presidenti Nishani (Axhenda)

Vizita zyrtare e Thaçit në Tiranë, pritet nga Presidenti Nishani (Axhenda)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur zyrtarisht vizitën e tij dy ditore në Tiranë. Ai ka mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit rreth orës 09:05 të mëngjesit dhe është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pas takimit në Aeroport, dy krerët e vendeve të Kosovës dhe Shqipërisë i janë drejtuar më pas presidencës, ku në orën 10:30 të mëngjesit është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentit Thaçi dhe atij Nishani.

Pas kësaj presidenti Nishani do të takojë Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta, Kryetarin e Opozitës Lulëzim Basha…etj

Axhenda e plotë:

Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë shtypi përbashkët.

Pas takimit me presidentin Nishani, në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 3 tetor, në ora 14:10, do do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe me këtë rast do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës. Të hënën, në ora 14:50, presidenti Thaçi po ashtu në ambientet e Hotele PLAZA do të dekoroj edhe personalitet tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Share: